Klubi gjilanas i futbollit, Drita, po zhvillon një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e klubit dhe të futbollit kosovar. “Intelektualët” po përballen me kampionin slloven Celje në ndeshjen e parë të plejofit të Ligës së Konferencës. Takimi po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Kjo sfidë konsiderohet historike, pasi për herë të parë një ekip nga Kosova ka arritur në fazën e plejofit të një gare evropiane të organizuar nga UEFA. Një rezultat pozitiv do ta afronte Dritën edhe më shumë me një kualifikim të mundshëm në fazën tjetër, duke shkruar kapitull të ri për futbollin vendor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoCelje kalon në epërsi
Gjiganti slloven, Celje ka kaluar në epërsi në minutën e 19-të. Armandas Kucys realizoi për 1:0.
Ishte rasti i parë për mysafirët.
Ai realizoi pas një rrëmuje në zonën e Dritës pas rivënies nga këndi.
Drita lëshon raste të mira në fillim të ndeshjes
Drita ka humbur dy raste të mira për gol në fillim të ndeshjes me Celjen.
Fillimisht në minutën e gjashtë rastin për gol nuk e konkretizoi Kristal Abazaj.
Ndërkaq katër minuta më pas, gjuajtjen e Albert Dabiqajt e priti me gjoks portieri i Celjes.
Mbetet 0:0.
Në ndeshjen e rëndësishme në Evropë, Dritës i mungon përkrahja nga tribunat
Edhe pse po luan ndeshjen më të rëndësishme deri tash, Drita po luan përballë Celjes në Ligën e Konferencës në prani të vogël të shikuesve.
Takimi po luhet në “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Edhe pse është ndeshja e nivelit më të lartë që ka luajtur ndonjëherë një klub kosovar në futboll, pamjet tregojnë mungesën e tifozëve.
Publikohet formacioni i Dritës ndaj Celjes
Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani, e ka publikuar formacionin për ndeshjen kundër Celjes së Sllovenisë.
Ndeshja nis në ora 21:00 dhe i takon plejofit të fazës nokaut të Ligës së Konferencës. Është ndeshja e parë dhe luhet në “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kristal Abazaj i prin sulmit të Dritës, kurse do të mbështet nga Almir Ajzeraj, Veton Tusha dhe Kemehlo Ngauena.
Vesel Limaj dhe Albert Dabiqaj do të paraqiten në qendër të mesfushës, kurse katërshja e mbojtjes përbëhet nga kapiteni Besnik Krasniqi, Ekzon Bejtullai, Jorgo Pëllumbi dhe Raddy Ovouka.
Në portë është Faton Maloku.
