Dembele në lot derisa falënderon nënën e tij

1 muaj më parë / 22 sht 2025 23:08
Ousmane Dembele

Ousmane Dembele ka mbajtur një fjalim shumë emocional në skenë, pasi fitoi Topin e Artë. Derisa ka falënderuar ata që e ndihmuan në jetë, Dembele ka folur për nënën e tij. Dhe sytë i janë mbushur me lot. Më pas në skenë është ftuar nëna e yllit të madh të Parisit.

“Nuk kam shumë për të thënë. Shikoni, nuk është lehtë. Është njëra prej gjërave më të mira që kam arritur në karrierë. Të fitoj këtë trofe dhe ta pranoj nga Ronaldinho, legjenda e futbollit, është e mahnitshme. Për të gjithë në ekip dhe në klub, është një familje e pabesueshme. Presidenti që nga dita e parë ishte i shkëlqyer, që nga dita e parë ishte i veçantë për mua”, ka thënë Dembele.

Ai ka falënderuar stafin e PSG-së, trajnerin Luis Enrique. Ka thënë se Enrique ishte më i rëndësishmi për karrierën e tij.

“Bashkëlojtarët e mi ishin të shkëlqyer në vitin 2024 e 2025. Ishin me mua në momentet e vështira. Nuk është trofe individual, është trofe për të gjithë ne”, ka theksuar Dembele. Derisa ka folur për nënën, Dembele ka theksuar se ajo ishte gjithnjë aty për të. “Ne e kemi bërë këtë së bashku”, ka thënë Dembele, derisa kishte vështirësi për të nxjerrë fjalët.

Dembele bëhet francezi i gjashtë që fiton Topin e Artë

1 muaj më parë / 22 sht 2025 23:02
dembele

Futbollisti i Paris Saint-Germainit, Ousmane Demebele, është bërë francezi i gjashtë q fiton Topin e Artë. Pas Raymond Kopa (1958), Michel Platini (1983, 1984, 1985), Jean-Pierre Papin (1991), Zinedine Zidane (1998) dhe Karim Benzema (2022), Dembele është bërë futbollisti i gjashtë nga Franca që fiton Topin e Artë. Ai e fitoi epitetin e lojtarit më të mirë për vitin 2025. Ceremonia është mbajtur të hënën mbrëma në Paris.

Ousmane Dembele, fitues i Topit të Artë

1 muaj më parë / 22 sht 2025 22:49
dembele

Ylli i Paris Saint-Germainit, Ousmane Dembele, është fitues i Topit të Artë për edicionin 2024/2025. 28-vjeçari u shpall futbollisti më i mirë në botë në ceremoninë e mbajtur të hënën mbrëma në Paris.

Në fakt është pritur që sulmuesi i Parisit të shpallet më i miri. Edicioni i kaluar ishte i shkëlqyer për sulmuesin e Francës. Ai e udhëhoqi PSG-në drejt triumfit të parë në Ligën e Kampionëve. Me Parisin e ka fituar edhe titullin e kampionit dhe kupën e Francës. Ndërkohë ka arritur në finale të Botërorit të Klubeve.

Në edicionin e kaluar, Dembele i shënoi plot 35 gola në 53 paraqitje në të gjitha garat. I kishte edhe 16 asistime. Në kampanjën që përfundoi me titull në Champions, Dembele i realizoi tetë gola e gjashtë asistime në 15 paraqitje.

Dembele për herë të parë e ka fituar Topin e Artë, që është trofeu kryesor individual në futboll. Ai fitoi në konkurrencë të fortë me yllin e ri të Barcelonës, 18-vjeçarin Lamine Yamal.

Topin e Artë, Dembeles ia dorëzoi superylli brazilian, Ronaldinho.

Yamal po ashtu vlerësohej kandidat shumë i fortë në garën për “Ballon d’Or”. Por triumfi në Champions i Dembeles bëri dallimin. Yamali ka fituar titullin e kampionit në Spanjë dhe Kupën e Spanjës. 

Në dhjetëshen e parë në garën për Topin e Artë kanë zënë vend edhe Vitinha, Mohamed Salah, Rafinha, Achraf Hakimi, Kylian Mbappe, Cole Palmer, Gianluigi Donnarumma dhe Nuno Mendes.

Ky ishte edicioni i 69-të i Topit të Artë. Vjet më i miri ishte shpallur Rodri, mesfushori spanjoll i Manchester Cityt.

Derisa një vit më parë më herët ishte kuptuar se kush do të fitonte, këtë herë “France Football” e ka mbajtur sekretin deri në fund. Dembele është llogaritur favorit dhe ka fituar në fund.

Në ceremoninë madhështore të së hënës mbrëma janë ndarë edhe shumë çmime të tjera.

Futbollistja më e mirë e edicionit të kaluar u shpall Aitana Bonmati. Spanjolla e Barcelonës u shpall më e mira për herë të tretë rresht.

Paris Saint-Germaini është shpallur klubi më i mirë i edicionit të kaluar, ndërsa klubi më i mirë te femrat u shpall Arsenali.

Trofeun Gerd Muller për golashënuesin më të mirë e fitoi Viktor Gyokeres. Te futbollistet më së shumti gola kishte Eëa Pajor.

Portieri më i mirë është shpallur Gianluigi Donnarumma, që ishte pjesë e PSG-së e tani luan për Manchester Cityn. Hannah Hampton e Chelseat është portierja më e mirë e vitit.

Nuk kishte befasi as sa i takon trajnerit të vitit. Luis Enrique u shpall më i miri i vitit, ndërsa trajnerja më e mirë u shpall holandezja Sarina Wiegman.

Yamali megjithatë ka fituar një trofe. Ai u shpall lojtari më i mirë i ri dhe fitoi Trofeun Kopa. Vicky Lopez e Barcelonës u shpall futbollistja më e mirë e re.

Në mbrëmjen me shumë yje, mbreti ishte Ousmane Dembele. Ai mbajti një fjalim shumë emocional në fund. Ai tani është fitues i çmimit kryesor individual në futboll.

Dembele e Yamal në finalen e madhe

1 muaj më parë / 22 sht 2025 22:46
Dembele e Yamal në finalen e madhe

 

Tashmë dihen dy kandidatët për çmimin Topi i Artë.

Për “Ballon d’Or” konkurrojnë Ousmane Dembele e Lamine Yamal, ashtu si pritej.

Aitana Bonmati sërish futbollistja më e mirë në botë

1 muaj më parë / 22 sht 2025 22:39
Aitana Bonmati

Aitana Bonmati është fituese e Topit të Artë.

Bonmati u shpall futbollistja më e mirë në botë për herë të tretë rresht.

Bonmati luan për Barcelonën dhe është lidere e saj.

Fondacioni me emrin e vajzës së ndjerë të Enriques fiton çmimin e rëndësishëm

1 muaj më parë / 22 sht 2025 22:23
Fondacioni Xana

Fondacioni Xana e ka fituar Çmimin Socrates në ceremoninë Topi i Artë.

Ky çmim jepet për punë vullnetare. Fondacioni Xana përkrah fëmijët me sëmundje serioze dhe familjet e tyre.

Xana ishte vajza e trajnerit të PSG-së, Luis Enrique. Ajo vdiq në moshën nëntëvjeçare, në vitin 2019.

PSG-ja, klubi i vitit

1 muaj më parë / 22 sht 2025 22:12
PSG-ja, klubi i vitit

Ashtu siç pritej, Paris Saint-Germaini, është shpallur klubi më i mirë i vitit.

PSG-ja fitoi titullin e kampionit në Francë dhe Ligën e Kampionëve për edicionin 2025/2026.

Fitoi po ashtu edhe Superkupën e Evropës.

Arsenali, klubi i vitit për futbolliste

1 muaj më parë / 22 sht 2025 22:07
arsenali

Arsenali është shpallur klubi i vitit për futbolliste.

Futbollistet e Arsenalit fituan Ligën e Kampionëve

Gyokeres e fiton Trofeun Gerd Muller

1 muaj më parë / 22 sht 2025 21:53
Viktor Gyokeres

Sulmuesi suedez, Viktor Gyokeres e ka fituar Trofeun Gerd Muller.

Ky trofe i ndahet golashënuesit më të mirë të edicionit.

Ewa Pajor e fitoi Trofeun Gerd Muller te futbollistet.

Donnarumma, portieri më i mirë i vitit

1 muaj më parë / 22 sht 2025 21:44
Gianluigi Donnarumma

Gianluigi Donnarumma është portieri më i mirë i vitit.

Donnarumma në ceremoninë Topi i Artë e fitoi Trofen Yashin për portierin më të mirë të ediconit 2024/2025. Ai e fitoi Championsin me PSG-në.

Tani është te Manchester City.

Ndërkohë Hannah Hampton e Chelseat është portierja më e mirë e edicionit të kaluar.

Nuk ka befasi, Enrique trajneri më i mirë i vitit

1 muaj më parë / 22 sht 2025 21:31
endrique

Luis Enrique është trajneri më i mirë i edicionit 2024/2025 në futboll.

Spanjolli Enrique e udhëhoqi PSG-në drejt triumfit në Champions.

Atij i ka takuar Trofeu Johan Cruyff në ceremoninë Topi i Artë.

Enrique ka fituar në konkurrencë me Antonio Conten, Hansi Flickun, Enzo Marescan dhe Arne Slotin.

Wiegman, trajnerja më e mirë e vitit

1 muaj më parë / 22 sht 2025 21:24
Sarina Wiegman

Holandezja Sarina Wiegman është trajnerja më e mirë e vitit.

Ajo e ka fituar Trofeun Johan Cruyff në ceremoninë Topi i Artë.

Wiegman është selektore e Anglisë dhe po e udhëheq atë me shumë sukses.

Lopez, më e mira te futbollistet e reja

1 muaj më parë / 22 sht 2025 21:16
Lopez, më e mira te futbollistet e reja

Një lojtare e Barceonës e ka fituar Trofeun Kopa për futbollisten më të mirë të re të vitit.

Bëhet fjalë për Vicky Lopez mesfushoren e Barçës.

Lopez është 19-vjeçare.

Yamali e fiton Trofeun Kopa

1 muaj më parë / 22 sht 2025 21:10
Lamine Yamal

Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, është fitues i Trofeut Kopa, që i ndahet futbollistit më të mirë të ri të vitit.

Yamali fitoi në konkurrencë të fortë me yje tjerë të rinj. Ai u shpall më i miri prej të rinjve për herë të dytë rresht.

18-vjeçari udhëhoqi Barcelonën në edicionin e kaluar shumë të suksesshëm.

Kopa ndahet për futbollistin më të mirë më të ri se 21 vjet.

Fillon edicioni i 69-të i Topit të Artë

1 muaj më parë / 22 sht 2025 21:02
topi i arte

Ka nisur në Paris ceremonia e 69-të e ndarjes së çmimit më prestigjioz në futboll, Topi i Artë.

Ceremonia glamuroze, e përcjellë në gjithë botën, ka nisur me një pikë artistike.

Dembele e Yamal arrijnë në ceremoninë e Topit të Artë

1 muaj më parë / 22 sht 2025 20:46
dembele

Dy favoritët kryesorë për ta fituar Topin e Artë, Ousmane Dembele dhe Lamine Yamal janë tashmë në arenën ku mbahet ceremonia “Ballon d’Or”.

Këtë herë, për dallim nga viti i kaluar, nuk ka informata shumë të besueshme se kush do të jetë fituesi, ndonëse Dembele shihet si favorit.

Edhe Yamal pret ta fitojë trofeun kryesor individual në futboll.

Ai ka udhëtuar për në Paris me numër të madh të anëtarëve të familjes.

Dhjetëshja e mbetur në garë për Topin e Artë

1 muaj më parë / 22 sht 2025 20:26
topi i arte

Ousmane Dembele (PSG)

Gianluigi Donnarumma (Manchester City)

Achraf Hakimi (PSG)

Kylian Mbappe (Real Madrid)

Nuno Mendes (PSG)

Cole Palmer (Chelsea)

Raphinha (Barcelona)

Mohamed Salah (Liverpool)

Vitinha (PSG)

Lamine Yamal (Barcelona)

Pedri para Kanet në renditjen për Topin e Artë

1 muaj më parë / 22 sht 2025 19:30
Pedri

Vazhdon zbulimi i renditjes në garën për Topin e Artë.

Ylli i Barcelonës, Pedri, është i 11-ti. Khvicha Kvaratskhelia i PSG-së është i 12-ti, ndërsa Harry Kane i Bayernit i 13-ti.

Desire Doue renditet i 14-ti, ndërsa Viktor Gyokeres i 15-ti.

Ka mbetur të zbulohet dhjetëshja më e mirë.

Ceremonia e “Ballon d’Or” fillon në ora 21:00. Zhvillohet në Paris.

Gyokeres i 15-ti, Vinicius Junior i 16-ti

1 muaj më parë / 22 sht 2025 18:45
Gyokeres i 15-ti,  i 16-ti

Po vazhdon zbulimi i renditjes për Topin e Artë.

Viktor Gyokeres i Arsenalit ka zënë vendin e 15-të në garën për “Topin e Artë”, ndërsa në vendin e 16-të është renditur Vinicius Juniori i Real Madridit.

Joao Neves e zë vendin e 19-të, Scott McTominay është i 18-ti dhe Robert Lewandowski i 17-ti.

Martinez i Interit i 20-ti në renditje

1 muaj më parë / 22 sht 2025 18:44
Lautaro Martinez

Lautaro Martinez i cili luan për Interin është i 20-ti në renditjen për “Topin e Artë”.

Ceremonia e shpalljes së më të mirëve në futboll zhvillohet sonte.

Ousmane Dembele është vlerësohet të jetë favoriti kryesor për ta fituar “Topin e Artë”.

Fabian Ruiz është i 24-ti, Jude Bellingham i 23-ti, Alexis Mac Allister i 22-ti dhe Serhou Guirassy i 21-ti.

Haalandi vetëm i 26-ti në renditjen e Topit të Artë

1 muaj më parë / 22 sht 2025 18:43
Erling Haaland

Superylli i Manchester Cityt, Erling Haaland është vetëm i 26-ti në renditjen për Topin e Artë.

Ceremonia e shpalljes së më të mirëve në futboll zhvillohet sonte prej orës 21:00, por tashmë “France Football” dhe UEFA kanë nisur të publikojnë ranglistën.

Michel Olise është i 30-ti, Florian Wirtz i 29-ti, Virgil Van Dijk i 28-ti, Declan Rice i 27-ti, Erling Haaland i 26-ti e Denzel Dumfries i 25-ti.

Të nominuar ishin 30 futbollistë.