Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Lionel Messi, vetëm një gol larg shifrës jubilare

Lionel Messi

Lionel Messi është vetëm një gol larg shifrës jubilare të golave të shënuar në karrierën si futbollist.

Superylli argjentinas e shënoi edhe një tjetër gol të shtunën në mbrëmje në kampionatin elitar të SHBA-së, MLS.

Ishte goli i 899-të në karrierë për 38-vjeçarin. Ai realizoi në fitoren 2:1 të Inter Miamit në udhëtim te DC United.

Rodrigo De Paul shënoi në minutën e 17-të për 1:0, kurse Messi realizoi dhjetë minuta më vonë për 2:0.

Tai Baribo e shënoi golin e vetëm për nikoqirin.

Fituesi i tetëfishtë i “Topit të Artë” tani i ka 80 gola me fanellën e Inter Miamit. Ai iu bashkua skuadrës amerikane në vitin 2023 nga Paris Saint-Germaini.

Edhe Gol e asistim nga Messi për fitoren e parë të Inter Miamit në stadiumin e ri Futboll Gol e asistim nga Messi për fitoren e parë të Inter Miamit në stadiumin e ri

Messi i ka shënuar 672 gola për Barcelonën, 32 për PSG-në dhe 115 gola për tri herë fituesen e Kupës së Botës, Argjentinën.

Inter Miami më 11 mars luan ndaj Nashvillet dhe Messi do ta ketë shansin t’i gëzohet shifrës së 900 golave në karrierë.