Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Legjenda e Rusisë vlerëson lart Dakun

mirlind daku

Legjenda e Përfaqësueses së Rusisë, Andrey Arshavin, ka vlerësuar lart sulmuesin e Rubin Kazanit, Mirlind Daku. 

Ish-mbrojtësi i Arsenalit, që ka luajtur 75 ndeshje për Rusinë, ka thënë se, Daku është një nga sulmuesit më të mirë në Rusi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Rubin Kazani është një ekip i guximshëm. Varet shumë nga Daku. Mendoj se tani ai mund të quhet një nga sulmuesit kryesorë në kampionatin rus”, ka thënë Arshavin për “Match TV”.

Rubin Kazani është në vendin e katërt në tabelë me 10 pikë. 27-vjeçari, Daku ka luajtur 69 ndeshje për Rubin Kazanin në të gjitha garat, ndërsa ka shënuar 30 gola dhe ka kontribuar me 13 asistime.