Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Legjenda e Cityt merr drejtimin e Slovan Bratislavës

Yaya Toure

Legjenda e Manchester Cityt, Yaya Toure, është emëruar trajner i klubit nga Sllovakia, Slovan Bratislava.

Toure me Slovan Bratislavën ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2029.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

43-vjeçari nga Bregu i Fildishtë ka qenë ndihmës trajner te Arabia Saudite nga muaji nëntor i vitit 2023 deri në tetor të vitit 2024.

Toure ka punuar si ndihmës trajner edhe te skuadra si Standard Liege, Akhmat Grozny e Olimpik Donetsk.

“Jam shumë i lumtur dhe i emocionuar; sinqerisht, mezi pres që të punojmë së bashku. I dua sfidat dhe jam jashtëzakonisht i emocionuar që do të stërvit një klub të shkëlqyer me një histori të pasur, një stadium të bukur dhe ambicie të larta. Me Slovan, dua të luaj futboll dominues, të fitoj ndeshje dhe të kontrolloj ndeshjet në mënyrë që të kënaqim tifozët tanë. Pres me padurim t’i njoh lojtarët personalisht”, u shpreh Toure për faqen zyrtare të Slovan Bratislavës.