Shkëndija e Tetovës e ka humbur 1:0 nga Qarabagu ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve të martën në Shkup. Por trajneri i Qarabagut të Azerbajxhanit, Kurban Kurbanov, ka thënë se Shkëndija e Tetovës meriton lëvdata.
Ai ka thënë se Shkëndija ka treguar se është një ekip shumë i mirë.
“Dua t’i përgëzoj lojtarët e mi që luftuan deri në fund. Në ndeshje të tilla, shpirti luftarak është gjëja më e rëndësishme. Bëmë shumë gabime, por në fund, fitorja është ajo që ka rëndësi. Nga ana ime, nuk kam gjë tjetër veçse lëvdata për Shkëndijën, ata me meritë arritën në këtë fazë në Ligën e Kampionëve, dhe sot treguan se janë një ekip shumë i mirë. Duhet të jemi të kujdesshëm në Baku, sepse Shkëndija mund të jetë e rrezikshme edhe në ndeshjen e dytë”, ka thënë Kurbanov.
