Kampionati Botëror që do të organizohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada është kompletuar me 48 ekipet pjesëmarrëse pas përfundimit të fazës plejof. Tashmë dihen edhe oraret e ndeshjeve të grupeve.
Ndeshja hapëse e Botërorit do të luhet më 11 qershor mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut. Këto dy shtete luajtën ndeshjen hapëse edhe në Botërorin e vitit 2010.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshjet e grupeve do të luhen në këto orare sipas kohës sonë lokale: 04:00, 21:00, 03:00, 00:00, 06:00, 19:00, 22:00, 01:00, 18:00.
Përveç dy vendeve të para, tutje do të kalojnë edhe tetë nga 12 vendet e treta më të mira. Është Botërori i parë që do të organizohet me 48 ekipe – më së shumti ndonjëherë.
Grupet
Grupi A: Çekia, Meksika, Afrika e Jugut, Koreja e Jugut
Grupi B: Kanadaja, Bosnjë-Hercegovina, Katari, Zvicra
Grupi C: Brazili, Haiti, Maroku, Skocia
Grupi D: Australia, Paraguai, Turqia, SHBA
Grupi E: Curacao, Ekuadori, Gjermania, Bregu i Fildishtë
Grupi F: Holanda, Japonia, Suedia, Tunizia
Grupi G: Belgjika, Egjipti, Irani, Zelanda e Re
Grupi H: Kepi i Gjelbër, Arabia Saudite, Spanja, Uruguai
Grupi I: Franca, Norvegjia, Senegali, Iraku
Grupi J: Algjeria, Argjentina, Austria, Jordania
Grupi K: Kolumbia, Republika Demokratike e Kongos, Portugalia, Uzbekistani
Grupi L: Kroacia, Anglia, Gana, Panamaja



Kush është favoriti për ta fituar Botërorin 2026?
Botërori 2026 po afrohet dhe tashmë janë publikuar parashikimet e para për skuadrat favorite që mund ta fitojnë Kupën e Botës, e cila do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Sipas kuotave dhe analizave të fundit, Spanja konsiderohet si favoritja kryesore për ta fituar Botërorin. Pas saj renditen Anglia, Franca, Brazili, Argjentina, Portugalia e Gjermania të cilat pritet të jenë pretendentët kryesorë për trofeun.
Spanja vlerësohet shumë pas fitimit të Euro 2024 dhe skuadrës së re me shumë talente, ndërsa Anglia dhe Franca kanë ekipe shumë të forta dhe përvojë në turne të mëdhenj. Brazili dhe Argjentina mbeten gjithmonë favoritë për shkak të historisë dhe cilësisë së lojtarëve.
Ndërsa si skuadra surprizë përmenden Norvegjia, Maroku dhe Holanda, të cilat mund të shkojnë shumë larg në këtë turne.
Botërori 2026 do të jetë më i madhi në histori me 48 skuadra dhe do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik.