Futboll

Krivanjeva kthehet te Gjilani

Besart Krivanjeva

Besart Krivanjeva është rikthyer te skuadra e Gjilanit, ka bërë të ditur klubi gjilanas të martën në rrjetet sociale.

29-vjeçari Krivanjeva skuadrës gjilanase i është bashkuar nga Struga. Pikërisht te Struga u transferua nga Gjilani në vitin 2023.

Pjesë e Gjilanit, mbrojtësi me përvojë ishte në edicionin 2022/23.

Krivanjeva karrierë ka bërë edhe tek Egnatia dhe Shkupi.

Gjilani përpos Krivanjevas ka transferuar edhe Mevlan Adilin dhe Lorik Boshnjakun.