Përfaqësuesja e Kosovës për futbolliste i ka mësuar kundërshtarët për edicionin e ri të Ligës së Kombeve. “Dardanet” në Grupin 6 të Ligës C të Ligës së Kombeve do të përballen me Maqedoninë e Veriut dhe Letoninë. Ndeshjet zhvillohen nga shkurti deri në qershor të vitit të ardhshëm.
Kosova ra nga Liga B dhe nga edicioni i ardhshëm do të garoj në Ligën C, pasi ishte përfaqësuesja e vetme e Grupit 4 të Ligës B që e mbylli ciklin pa fitore. Nuk shënoi asnjë gol për kualifikimet e “Euro 2025”. Në gjashtë ndeshjet e zhvilluara, “Dardanet” pësuan 17 gola.
Vendin e parë e zuri Uellsi me 14 pikë, kurse në pozitën e dytë përfundoi Ukraina me 11 pikë. Kroacia nga gjashtë ndeshje fitoi nëntë pikë.
Përfaqësuesja drejtohej nga suedezja Karin Anneli Andersen. Tani Kosovën do ta drejtoj trajneri Sami Sermaxhaj.