Meriton Korenica me Clujin e humbën ndeshjen e parë të plejofit për titull të kampionit në Rumani. Cluji humbi 2:1 nga Universitatea Cluj.
Cluji kaloi në epërsi me golin e realizuar në sekondën e 59-të të ndeshjes së zhvilluar të hënën mbrëma.
Goli i shënuar nga Biliboc me asistim të Korenicës, u bë më i shpejti i shënuar këtë sezon në Superligë. Më herët ishte shënuar gol për një minutë e nëntë sekonda.
Korenica kompletoi takimin, ndërsa ishte prej më të mirëve.