Futboll

Konfirmohet lëndimi i rëndë i Zapatas

Duvan Zapata

Torino ka konfirmuar se ylli i skuadrës, Duvan Zapata, ka pësuar këputje të ligamentit dhe shqyerje të meniskut, të pësuar në humbjen në udhëtim tek Interi të shtunën.

“Ekzaminimet e thella mjekësore treguan se Duvan Zapata ka lëndim në ligamentin e gjurit”, ka shkruar ndër të tjera Torino të hënën.

Kapiteni i Torinos dhe bashkëlojtari i Mërgim Vojvodës, ka shënuar katër gola në nëntë paraqitjet e edicionit aktual në të gjitha garat.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Zapata do të mungojë të paktën shtatë muaj.