Kryetari i Fortuna Dusseldorfit ka mbrojtur vendimin e klubit gjerman të futbollit për t’u tërhequr nga blerja e lojtarit izraelit, Shon Weissman, pasi reagimeve të tifozëve për postimet e tij kundërthënëse në rrjetet sociale në lidhje me Gazën. Ai tha se të akuzohet klubi për antisemitizëm është absurde.
Dusseldorfi njoftoi gjatë javës së nuk do të nënshkruante me 29-vjeçarin Weissman, pavarësisht se kishte qenë në negociata të avancuara. Ai pritej të transferohej nga Granada spanjolle.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor tifozët e Dusseldorfit kundërshtuan lëvizjen për shkak të postimeve të tij në rrjetet sociale, që shprehnin mbështetje për veprimet e Izraelit në Gaza. Llogaria e Weissmanit u kthye në “private” të shtunën.
Fillimisht Fortuna Dusseldorfi nuk njoftoi pse kishte anuluar transferimin. Por më pas lëshoi komunikatë tjetër duke thënë se “deklaratat e Weissmanit në rrjetet sociale dhe trajtimi i mëvonshëm i tyre nuk ishin në përputhje me vlerat tona”.
Presidenti i klubit, Klaus Allofs ka mbrojtur vendimin e klubit. Por ka thënë se një vendim më i shpejt do të ishte i mirëseardhur.
“Nuk do të thosha që është gabim. Ne kemi dashur të nënshkruajmë me një lojtar dhe mendoj se kjo është legjitime. Është pjesë e vlerave tona që mos të limitojmë veten dhe që të mos përjashtojmë gjëra nga fillimi”, ka thënë Allofs.
Allofs tha se klubi qëllimisht priti të konsultohej me anëtarët e komunitetit hebre në Dusseldorf përpara se të vendoste kundër transferimit.
I pyetur në lidhje me akuzat për antisemitizëm, Allofs tha: “Është absurde për ta thënë troç”.
Weissman kishte munguar të paktën në një ndeshje në Spanjë për shkak të brengave për sigurinë e tij. Autoritetet ishin shqetësuar për atmosferë potencialisht armiqësore të krijuar nga tifozët e Osasunas, të zemëruar nga postimet e Weissmanit në rrjetet sociale.