Skuadra gjermane Karlsruher do të ballafaqohet me Paderbornin të dielën prej orës 15:30, në ndeshjen e fundit të këtij edicioni në Bundesliga 2.
Menjëherë pas përfundimit të këtij ballafaqimi, nga skuadra e Karlsruhes do të largohen shtatë lojtarë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë mesin e tyre është edhe Mustafë Abdullahu, që u huazua në Gjermani në shkurt të këtij viti.
Abdullahu ka luajtur për disa skuadra në Kosovë, ndërsa së fundmi ishte te Malisheva.
“Mustafë Abdullahu arriti në skuadër gjatë afatit kalimtar veror dhe ishte ndihmesë në ekipin e trajnerit Markus Miller. Tani portieri do të kthehet në Shqipëri te skuadra e kategorisë së parë, KF Tirana”, shkruan Karlsruhe në njoftimin e së premtes.