Kapiteni i Sllovakisë, kundërshtares së Kosovës në gjysmëfinale të plejofit të Botërorit 2026, Milan Shkriniar, ka folur fjalë të mëdha për “Dardanët” pas shortit të tërhequr në Cyrih të Zvicrës.
Shkriniar është qendërmbrojtës, ndërsa ka karrierë të pasur si futbollist. Ka luajtur për skuadra si Zhilina, Vion Zlate Moravce, Sampdoria, Inter, Paris Saint-Germain. Tani është kapiten te Fenerbahçe, skuadra e madhe turke.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nga të gjithë katër kundërshtarët ka qenë e vështirë të gjejmë një ekip me më pak kualitet. Të gjitha janë ekipe të balancuara. Kosova ka bërë kualifikime të shkëlqyera dhe nuk do ta kemi lehtë. Ambienti në shtëpi padyshim se do të jetë avantazh. Me stadiumin e mbushur plot, ne do të japim 100 për qind nga vetja dhe do të përjetojmë mbrëmje magjike. Bashkë me tifozët tanë, do të shkojmë afër arritjes së synimit të madh që kemi. Shihemi në mars!”, ka deklaruar Shkriniar për faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Sllovakisë.