Futboll

Juve tregon sa pagoi për Zhegrovën

Edon Zhegrova

Juventusi ka njoftuar se sa do të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës nga Lille.

Klubi italian ka njoftuar se do të paguëj 14,3 milionë euro te Lille, ndërsa kjo pagesë do të bëhet brenda katër viteve financiare. Tarifa shtesë është 1,2 milion euro.

“Bonuse deri në tre milionë euro parashikohen gjithashtu, nëse arrihen objektiva të caktuara sportive”, shkruan në njoftimin e Juventusit.

Kontrata e Zhegrovës është e vlefshme deri më 30 qershor 2030.