Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Jugkoreani që kurseu para për ta takuar Zhegrovën

Zhegrova

Kim Yeon-Su është njëri prej tifozëve të shumtë që sakrifikojnë për të parë nga afër futbollistët që i pëlqejnë.

Për jugkoreanin, futbollisti më i pëlqyer është sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova.

Yeon-Su, në një video të publikuar nga skuadra franceze Lille të premten, i tregon Zhegrovës për sakrificat që ka bërë për ta parë atë në një ndeshje nga afër.

Por, fatkeqësisht, Zhegrova është i lënduar dhe nuk u grumbullua për duelin ndaj Nicet të premten.

“Të dua shumë! Nuk dua që ti të largohesh nga klubi në këtë afat kalimtar. Të dua shumë! Unë zgjohem në orën 4 apo 3 të mëngjesit për t’i parë ndeshjet e tua. Më kujtohet ndeshja debutuese e jotja, kundër Paris Saint-Germainit. Ajo ndeshje ishte e shkëlqyer. Ju humbët, por je një lojtar shumë teknik, me aftësi të shumta. Mendoj se je lojtari më i mirë në gjithë ligën”, i ka thënë ndër të tjera Zhegrovës tifozi jugkorean që dukej shumë i emocionuar.

“I kam ruajtur paratë për gjashtë muaj dhe kam punuar nga nëntë orë në ditë, për gjashtë ditë rresht. Të dua Zhegrova!”, thotë ai, ndërsa Zhegrova i tregon se është i lënduar dhe se nuk mund të luajë.

VIDEO:

Edhe Lëndimi që pritej të kalohej për pak javë po del të jetë shumë problematik për Zhegrovën Futboll Lëndimi që pritej të kalohej për pak javë po del të jetë shumë problematik për Zhegrovën

Për Zhegrovën është ndeshja e pestë në të cilën nuk luan shkaku i lëndimit të muskulit aduktor.

Jugkoreani Yeon-su do të jetë i pranishëm në shkallët e stadiumit “Anfield” edhe për ndeshjen e Ligës së Kampionëve, Liverpool – Lille.

Nuk dihet nëse Zhegrova do ta lërë prapa lëndimin deri më 21 janar kur edhe zhvillohet ky ballafaqim.