Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Jashari shënon sërish për Cherkasyn

Muharrem Jashari

Reprezentuesi i Kosovës, Muharrem Jashari, e ka regjistruar golin e katërt këtë edicion në elitën e futbollit ukrainas. 

Jashari shënoi gol në barazimin 1:1 të LNZ Cherkasyt ndaj Oleksandriyas. 

Kjo ndeshje u luajt të shtunën dhe i takoi xhiros së 17-të. 

26-vjeçari Jashari e realizoi golin e barazimit për Cherkasyn në minutën e 65-të. 

Jashari dhe Ajdi Dajko e kompletuan ndeshjen. 

Edhe Edhe një gol nga Jashari në Ukrainë Futboll Edhe një gol nga Jashari në Ukrainë

Ndërsa në bankën rezervë te Cherkasy ishte Hajdin Salihu. 

Krahas katër golave të shënuar, Jashari ka kontribuar edhe me pesë asistime.