Futboll

Ismajli kërkohet nga Juventusi

Ardian Ismajli

Ardian Ismajli

Gjiganti italian, Juventus, ka shprehur interesim që t’i sigurojë shërbimet e mbrojtësit të Shqipërisë, Ardijan Ismajli, në afatin kalimtar të janarit. Kështu ka raportuar të premten “Goal”.

Ismajlim nga drejtuesit e klubit italian po shihet si zëvendësuesi ideal i Bremerit.

Braziliani Bremer pritet t’i mungojë Juventusit për gjashtë muaj pas operimit në ligamentin kryqëzor në gjurin e majtë.

Ismajli këtë edicion me Empolin në të gjitha garat ka luajtur shtatë ndeshje dhe ka treguar paraqitje të mira.

Me klubin italian ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.