Ishujt Faroe kanë fituar thellë 4:0 ndaj Malit të Zi të enjten mbrëma. Nga dy gola në fitoren e Ishujve Faroe i shënuan Hanus Sorensen (16’, 55’) dhe Arni Frederiksberg (36’, 72’ pen.).
Takimi Ishujt Faroe – Mali i Zi i takoi grupit L.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDriton Camaj u inkuadrua në fushë në minutën e 66-të, kurse Marko Tuçi mbeti në stol. Edhe ish-mesfushori i Ballkanit, Edvin Kuç nuk luajti fare.
Me fitoren e arritur të enjten, Ishujt Faroe janë forcuar në vendin e tretë me nëntë pikë.
Mali i Zi mbetet në vendin e katërt me gjashtë pikë.