Futboll

Ish-sulmuesi italian vlerëson Zhegrovën, tregon se a duhet të luajë nga fillimi

Edon Zhegrova

Për Edon Zhegrovën vazhdon të flitet në Itali.

Ai po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm te Juventusi, ndërsa së fundi u vlerësua edhe nga Fabio Bazzani, ish-sulmues i njohur në futbollin italian.

“Ai është lojtar që ofron energji. Në fakt, ai tani po merr më shumë minuta, kryesisht për shkak se cilësia që shfaq gjatë javës ka filluar ta vë atë në shërbim të skuadrës. Spalletti e ka parë duke bërë disa paraqitje vendimtare, me intensitet, dhe duke marrë vendime të duhura”, ka thënë Bazzani për “DAZN”.

Por ai vlerëson se Zhegrova ende nuk është gati për të startuar te Juventusi.

“Mendoj se është herët ta shohim si startues për arsyen e thjeshtë që Spalletti vetëm dy javë më parë tha se atij i mungon ana defenzive. Zhegrova është vlerë e shtuar për momentet kur Juventusi duhet të ndizet, pasi ka cilësi mbi mesatare dhe talent mbi mesatar”, ka thënë Bazzani.

Ai ka luajtur për skuadra si Venezia, Perugia, Sampdoria, Lazio e disa të tjera. Për Italinë 49-vjeçari i luajti tri ndeshje.