Futboll

Ish-portieri i Tottenhamit pensionohet për arsye të pazakontë

tot

Ish-portieri i Tottenhamit, Alfie Whiteman, ka marrë vendim për ta mbyllur karrierën profesioniste në moshën 27-vjeçare, për të ndjekur pasionet e reja - fotografinë dhe regjinë e filmit. 

Whiteman, i cili iu bashkua të rinjve të Tottenhamit në vitin 2015, planifikon që ta zhvillojë karrierën e tij larg futbollit. 

Te Tottenhami, Whiteman ishte për 16 vjet, ndërsa në verë u pensionua. 

Në nëntor të vitit 2020 nën drejtimin e trajnerit Jose Mourinho, Whiteman ishte i pranishëm në një ndeshje të Ligës së Evropës. 

Për tetë minuta e zëvendësoi portierin e lënduar Joe Hart, në fitoren 4:0 të Tottenhamit ndaj Ludogoretsit. 

Ndërkohë në maj të këtij viti ai e fitoi Ligën e Evropës. 

Nuk luajti por ishte pjesë e ekipit në finalen 1:0 të Tottenhamit ndaj Manchester Unitedit.