Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit, Dwight Yorke, është emëruar selektor i Përfaqësueses së Trinidad-Tobagos në futboll.
52-vjeçari ishte kapiten i ekipit në Kupën e Botës 2006 në Gjermani, ndërsa ka qenë asistent në vitin 2009 te kjo përfaqësuese.
“Jam krenar dhe është privilegj që jam nderuar për ta udhëhequr Trinidad-Tobagon. Mezi pres ta nis punën me këtë ekip të talentuar dhe të bashkuar. Pasi e ndihmova ekipin të kualifikohemi deri në gjysmëfinale të “Gold Cup” në vitin 2000 dhe isha kapiten në vitin 2006 e më pas edhe asistent, dashuria dhe përkushtimi për përfaqësuesen është i dokumentuar”, ka thënë mes tjerash Yorke për faqen zyrtare të Trinidad-Tobagos.
Yorke ishte pjesë e Manchester Unitedit kur skuadra e fitoi “tripletën” në vitin 1999.