Ish-kapiteni i Kosovës U21, Edvin Kurtulush, do të duhet të paguajë gjobë prej afro 3 mijë eurove për shkak se ka vozitur makinën pa patentë-shofer.
Kurtulush, që ishte pjesë e Hammarbyt në Suedi dhe tani aktivizohet te Ludogoretsi në Bullgari, do të duhet të paguajë gjobë ditore prej afro 89 eurove për 30 ditë.
Në total, dënimi i tij shkon deri në 2655 euro, ka shkruar mediumi suedez “Fotbollskanalen” të mërkurën.
Kurtulush më 13 tetor të vitit të kaluar është ndaluar në Stokholm dhe ua ka treguar policëve një patentë-shofer të revokuar, pasi në mars të vitit të kaluar kishte tejkaluar kufizimin e shpejtësisë.
Kurtulushit iu lejua të voziste nga muaji qershor, por nuk e ka ripërtërirë atë që nga ajo kohë, e që është e detyrueshme.
Edhe
Xhaka provokohet për falsifikimin e certifikatës
24-vjeçari Kurtulush ka 25 paraqitje për Ludogoretsin në edicionin aktual.
Ai kishte 12 paraqitje me Kosovën U21 para se t’i bashkohej Suedisë në nivelin e seniorëve.
-
Ballkani gjobitet me 200 mijë euro dhe rrezikon Evropën për dy edicione
-
500 euro gjobë personit që voziti pa patentë shoferë në Prishtinë me shpejtësi 180 km/h
-
Batatina gjobitet me 2000 euro për “kapje për fyti të gjyqtarit”
-
Lucescu përmend gjobën për thirrjet “Serbia, Serbia” në ndeshjen ndaj Kosovës