Afro 90 vjet nga paraqitja e parë dhe e vetme në Kupën e Botës, Indonezia është vetëm dy fitore larg për t’u kthyer në këtë turne.
Do të jetë një e arritje e jashtëzakonshme vetëm tre vjet pas vdekjes së 135 tifozëve në katastrofën që ndodhi në stadiumin “Kanjuruhan”, kur gazi lotsjellës u hodh nga forcat e sigurisë më 1 tetor të vitit 2022.
Nëse Indonezia fiton ndaj Arabisë Saudite dhe Irakut më 8 dhe 11 tetor në kualifikime, do të avancojë në Kupën e Botës 2026 që organizohet në Kanada, Meksikë dhe SHBA.
Indonezia udhëhiqet nga përzgjedhësi Patrick Kluivert, ish-sulmuesi i Holandës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo