Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Hysaj: Dhamë çdo gjë nga vetja

Elseid Hysaj

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Elseid Hysaj, ka thënë se ai dhe lojtarët e tjerë të ekipit, kanë dhënë çdo gjë nga vetja në ndeshjen me Serbinë. 

“Kam folur me Brojën që ai t’i shfrytëzonte situatat një kundër një pasi është shumë i shpejtë dhe i fortë. Kishim raste për ta fituar ndeshjen. Besoj se lojtarët e Serbisë kishin frikë më shumë për të luajtur futboll. Ata prisnin ndonjë ndërprerje për të rrezikuar, sepse në lojë nuk patën diçka. E dimë të gjithë që këto janë ndeshje të forta dhe duhet dhënë shpirtin, siç kemi bërë ne”, tha Hysaj pas barazimit pa gola me Serbinë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Lexo përditësimet tjera
Shqipëri - Serbi

Vetëm një pikë nga festa shqiptare në “Air Albania”

Shqipëria ka humbur penallti dhe disa raste të tjera të arta për të marrë vetëm një...