Dinamo Zagrebi është njëra prej skuadrave me sulmin më të mirë në gjithë Evropën në këtë edicion.
Te Dinamo Zagrebi luan Arbër Hoxha, sulmuesi i krahut.
27-vjeçari në 35 ndeshjet e këtij sezoni i ka gjashtë gola e po aq asistime në të gjitha garat.
Pas shtatë golave ndaj Osijekut të shtunën e kaluar dhe gjashtë ndaj Goricas të mërkurën, Dinamo Zagrebi ka arritur në shifrën e 112 golave në të gjitha garat.
Deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe tetë ndeshje, dhe finalja e Kupës së Kroacisë ndaj Rijekës.
Ekipi me më së shumti gola në histori brenda një edicioni të Dinamos, ishte ai i sezonit 1993/94 që u udhëhoq nga trajneri Miroslav Blazheviq, me 133 gola.
Edhe
Tjetër e arritur e madhe e Arbër Hoxhës
Paraqitjet e Dinamo Zagrebit në vitin 2026 e renditin atë në vendin e tretë nga gjitha skuadrat evropiane për gola të shënuar.
Në 16 ndeshje, Dinamo ka shënuar 53 gola.
Është pas Bayernit dhe Barcelonës.