Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Hoxha drejt kampionatit italian

Arbër Hoxha

Arbër Hoxha

Sulmuesi i krahut, Arbër Hoxha (26), pritet që të largohet nga Dinamo e Zagrebit.

Eksperti  i transferimeve, Gianluca Di Marzio, ka shkruar se Dinamo tashmë ka pranuar ofertë për Hoxhën nga Lecce e Serie A. Por gjiganti kroat ka refuzuar ofertën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dinamo megjithatë është e interesuar ta shesë Hoxhën, por vetëm  pasi ta kthejë Luka Ivanushecin nga Feyenoordi.

Për Hoxhën po interesohen edhe skuadra tjera të ligave evropiane.

Dinamo kishte transferuar Hoxhën një vit më parë nga Slaven Belupo për 1 milion euro. Tashmë pret të përfitojë më shumë nga shitja e tij.

Te Lecce janë Ylber Ramadani e Medon Berisha.