Albian Hajdari do të paraqitet nga fillimi në qendër të mbrojtjes te Hoffenheimi kundër Werder Bremenit.
Kjo ndeshje luhet sonte dhe i takon xhiros së 16-të, që ishte shtyrë për shkak të motit të keq.
Në mes të fushës do të paraqitet edhe futbollisti tjetër i Kosovës, Leon Avdullahu. Por sulmuesi i “Dardanëve”, Fisnik Asllani, ka mbetur në stol.
Hoffenheimi është në vendin e tretë me 36 pikë.