Futbollisti i Kosovës që bën karrierë tek Alanyaspori, Florent Hadërgjonaj, ka thënë se dueli ndaj Turqisë, është njëri prej më të rëndësishmëve në karrierë.
31-vjeçari po kalon formë tejet të mirë në Superligën turke me Alanyasporin, duke kontribuuar me pesë gola e shtatë asistime. Tri gola e një asistim e ka të realizuar në Kupën e Turqisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ndeshja me Turqinë do të jetë njëra prej ndeshjeve më të rëndësishme në karrierën tonë. Të jesh në gjendje të luash në këtë finale është si ëndërr për ne. Kemi punuar fort për ta arritur këtë nivel dhe mezi po e presim ndeshjen”, ka deklaruar Hadërgjonaj të shtunën për “Fotomac.tr”.
Hadërgjonaj me Kosovën i ka 39 paraqitje e një gol të shënuar.