Futboll

Pesë Haalandi, katër Aasgaardi, 11 Norvegjia

Eling Haaland

Futbollistët e Norvegjisë ishin të pamëshirshëm të martën mbrëma ndaj Moldavisë. 

Norvegjezët e fituan 11:1 ndeshjen kualifikuese për Botëror.

Ylli Erling Haaland ishte i pandalshëm duke i realizuar plot pesë gola. Ai i kishte edhe dy asistime.
Zëvendësuesi Thelo Aasgaard i shënoi katër gola. Ai hyri në lojë vetëm në minutën e 64-t. Një gol e shënoi Martin Odegaard, kurse të parin e shënoi Felix Myhre. Edhe goli i Moldavisë në fakt ishte autogol i norvegjezëve.

Norvegjia e shënoi fitoren e pestë në ndeshjen e pestë. Udhëheq në grup me 15 pikë. Italia është e dyta me nëntë pikë nga katër ndeshje. Moldavia mbetet pa pikë.

 

Golat:

 

Norway [1] - 0 Moldova - Felix Myhre  6'
byu/Cute_Office277 insoccer

 

 

 

 

 

 


Norvegjia 10:1, Haalandi shënon të pestin

Norvegjia po udhëheq 10:1 ndaj Moldavisë.

Superylli Erling Haaland shënoi golin e dhjetë në minutën e 83-të.
Haaland i ka pesë gola në këtë ndeshje. Tre i shënoi Thelo Aasgaard, që hyri si zëvendësues. Një e ka Martin Odegaard.


Haalandi i jashtëzakonshëm, shënon golin e katërt

Erling Haaland nuk ka të ndalur. Ai ka shënuar golin e katërt në ndeshjen e Norvegjisë ndaj Moldavisë.
Norvegjia po udhëheq 6:0. Haalandi e shënoi golin e katërt personal në minutën e 52-të.


Haalandi e kompleton “hat-trickun”

Erling Haaland po shkëlqen te Norvegjia në ndeshjen ndaj Moldavisë.

Që në pjesën e parë ylli i Manchester Cityt ka kompletuar “hat-trickun”.

Ai asistoi në minutën e gjashtë, ndërsa më pas shënoi gola në minutat 11, 36 e 43.

Në dy golat e fundit asistues ishte Martin Odegaard. Pikërisht Odegaard e shënoi golin e pestë në minutën e parë shtesë.

Norvegjia po udhëheq 5:0 pas pjesës së parë.