Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Guendouzi: Muriqi do të shënojë më shumë se 20 gola

Muriqi

Mesfushori i Fenerbahçes, Matteo Guendouzi, ka bërë një parashikim se sa gola do të shënojë Vedat Muriqi në edicionin 2026/27.

Guendouzi mendon se sulmuesi i Kosovës do të shënojë më shumë se 20 gola.

Ai në konferencë për shtyp po ashtu deklaroi se i pëlqen mentaliteti fitues i Muriqit.

“Më pëlqejnë lojtarët me mentalitet fituesi si Vedat Muriqi. Besoj se ai do të shënojë më shumë se 20 gola. Ai e bëri këtë në Spanjë”, u shpreh ish-lojtari i Lazios.

Qendërsulmuesi Muriqi u lëndua të hënën gjatë seancës stërvitore.

Edhe Muriqi parashikohet t’i realizojë mbi 20 gola Futboll Muriqi parashikohet t’i realizojë mbi 20 gola

Feneri përmes një njoftimi të hënën bëri të ditur se Muriqi ka pësuar çarje të pjesshme në pjesën e poshtme të kyçit të këmbës së djathtë.

32-vjeçari vendosi të kthehej te Feneri, pasi që nuk arriti ta siguronte mbijetesën në La Liga me Mallorcan.