Jack Grealish ishte prej më meritorëve që Evertoni të dielën pasdite i arkëtoi tre pikët e para në edicionin e ri në Premier League.
Evertoni në kuadër të xhiros së dytë të elitës angleze të futbollit fitoi 2:0 në shtëpi ndaj Brightonit. Në të dy golat e Evertonit, asistoi sulmuesi i krahut, Grealish.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFillimisht anglezi Grealish asistoi te goli i parë të cilin e realizoi Iliman Ndiaye në minutën e 23-të. Ai asistoi edhe te goli i fundit në minutën e 52-të. Realizatori i golit ishte James Garner.
Brightoni kishte mundësinë që në minutën e 77-të ta ngushtojë rezultatin në 2:1 por sulmuesi Danny Welbeck e humbi penalltinë.
Te mysafirët nga minuta e 86-të në lojë u inkuadrua sulmuesi shqiptar, Brajan Gruda.
Për Evertonin ishte fitorja e parë pasi në ndeshjen hapëse të sezonit të ri u mposht nga Leeds Unitedi me rezultatin 1:0.
Brightoni në xhiron e parë barazoi në shtëpi 1:1 me Fulhamin.