Llapi edhe pas xhiros së katërt të Superligës së Kosovës në futboll ka mbetur pa fitore.
Llapi të dielën është mposhtur 1:0 në udhëtim nga Prishtina e Re.
Për skuadrën llapjane ishte humbja e dytë këtë edicion. Ka edhe dy barazime.
Golin e fitores për Prishtinën e Re e realizoi Toni Gomes në minutën e 13-të.
Prishtina e Re nga pjesa e parë luajti edhe me një futbollist më pak në fushë.
Për Prishtinën e Re ishte fitorja e parë pas dy humbjeve radhazi.
Skuadra që drejtohet nga trajneri Elon Berisha e fitoi edhe ndeshjen hapëse të edicionit 2025/26.
Prishtina e Re po e mposht Llapin pas pjesës së parë
Prishtina e Re po udhëheq 1:0 ndaj Llapit pas pjesës së parë.
Toni Gomes në minutën e pestë e realizoi golin e epërsisë.
Kjo ndeshje është e vlefshme për xhiron e katërt të Superligës së Kosovës.
Gomes e kalon në epërsi Prishtinën e Re ndaj Llapit
Prishtina e Re është duke fituar 1:0 ndaj Llapit në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt të elitës së futbollit kosovar.
Golin e epërsisë e realizoi Toni Gomes në minutën e pestë.