Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Pjesa e parë e ndeshjes në Stamboll i takon Galatasarayt

Galatasaray

Galatasaray e ka fituar 1:0 pjesën e parë të ndeshjes kundër Liverpoolit, në kuadër të një të tetës së finales në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e parë ndërmjet këtyre dy skuadrave po luhet në Stamboll.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Golin e vetëm në pjesën e parë e shënoi në minutën e shtatë, Mario Lemina.

Krahas golit, Galatasaray kishte edhe disa raste tjera shënimi.

Rastet nuk i munguan edhe skuadrës angleze. Por gjatë 45 minutave u shënua vetëm një gol.

Edhe pjesa e dytë pritet të jetë e hapur.


Gol në Stamboll

Është shënuar goli i parë në ndeshjen Galatasaray – Liverpool që po luhet në Stamboll.

Golin e epërsisë së skuadrës turke, Galatasaray, e shënoi në minutën e shtatë, Mario Lemina.

Është ndeshja e parë e një të tetës së finales në Ligën e Kampionëve.

Nxit reagime goli i anuluar i Galatasarayt

21 min. më parë / 10 mar 2026 20:12
Galatasaray

Galatasarayt iu anulua një gol ndaj Liverpoolit që ka nxitur mjaft reagime në rrjetet sociale.

Victor Osimhen realizoi për 2:0 në minutën e 62-të, por goli u anulua për ‘offside’.

‘Offside’ u llogarit pasimi i parë i nisur drejt Baris Yilmazit, anipse topin e mori mbrojtësi i Liverpoolit, Ibrahim Konate, i cili gaboi dhe më pas u shfrytëzua nga vendasit që shënuan për 2:0.

Yilmazi as që pati kontakt me topin.

Ndiqni videon më poshtë.

 

 

Koreografia e Galatasarayt e bën Osimhenin të qajë

31 min. më parë / 10 mar 2026 20:02
Victor Osimhen

Victor Osimhen ka shpërthyer në lot kur pa në tribuna koreografinë e tifozëve të Galatasarayt para ndeshjes kundër Liverpoolit në Ligën e Kampionëve.

Tifozët e Galatatës shfaqën një pankartë gjigante kushtuar sulmuesit nigerian dhe familjes së tij. 

“Ne jemi një familje dhe familja është gjithçka”, shkruante në pankartën e tifozëve të Galatës.