Këtë fundjavë do të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës FA.
Të shtunën nga ora 18:15 do të zhvillohet gjysmëfinalja e parë ndërmjet Crystal Palacet dhe Aston Villas.
Palace nuk e ka fituar kurrë Kupën FA, ndërsa ka arritur në gjysmëfinale për herë të tretë në dhjetë edicionet e fundit.
Aston Villa e ka fituar shtatë herë Kupën FA. Trofeun e vlefshëm e fitoi së fundi në edicionin 1956/57.
Gjysmëfinalja tjetër ndërmjet Nottingham Forestit dhe Manchester Cityt zhvillohet të dielën nga ora 17:30.
Nottinghami ka dy Kupa FA. Për herë të parë garën tradicionale e fitoi në vitin 1898, ndërsa për herë të dytë në vitin 1959. Nottinghami nuk ka luajtur në finale të Kupës FA nga viti 1991.
Edhe
Në Angli zhvillohen çerekfinalet e Kupës FA
Ndërkohë Manchester City ka shtatë trofe të Kupës FA, të fundit në edicionin 2022/2023. City konsiderohet favorit për ta fituar këtë edicion Kupën FA. Do të ishte trofeu i vetëm në këtë kampanjë për skuadrën e Pep Guardiolas.
Finalja e Kupës së Federatës Angleze do të zhvillohet më 17 maj.