Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Gjithmonë në rrugë – futbollisti me plot 39 lëvizje në karrierë

Zeph Thomas

“Nëse nuk merrja paratë që mendoja se i meritoja, largohesha”, thotë Zeph Thomas, që përpiqet të shpjegojë karrierën që ka përfshirë plot 39 lëvizje nga një klub në tjetrin, gjatë 18 vjetëve.

Aloja 36-vjeçare, i lindur në Bradford të Anglisë, është një nga shtegtarët më unikë të futbollit. Te Rossington Main ishte në pesë periudha të ndryshme. Te Micekleover Sports ishte katër herë. Frickley Athletic në tri periudha, Garden City në SHBA, Montegnee në Belgjikë, Thunder Bay në Kanada...

Lista e ish-klubeve të Thomasit vazhdon e vazhdon. Cowdenbeath, Boston United, Harrogate Town, Scarborough, Stafford Rangers, Leek Town.

Ka edhe shumë më tepër. BBC i ka përmendur edhe 16 klube të tjera, kryesisht angleze. 

Ish-reprezentuesi i Shën Kits dhe Nevis, Thomas, është lojtar e trajner në klubin e nivelit të nëntë anglez, Dearne. 

Edhe James ka rastin për ta përfunduar debatin për më të mirin Basketboll James ka rastin për ta përfunduar debatin për më të mirin

Thomas e nisi karrierën te Rotherham United. U lirua në vitin 2008 pa e bërë asnjë paraqitje. Më pas luajti kryesisht në liga të niveleve të ulëta angleze, por bëri karrierë edhe në vende tjera. Në edicionin 2013/14 ishte në regjistrat e plot pesë skuadrave. Pesë skuadra i kishte edhe në edicionin 2016/17. 

Ai nuk ka mbajtur shënime për klubet që ka ndërruar. 

“Ka pasur shumë që të numërohen. Ka qenë përvojë e mirë, por mund të kishte qenë më mirë. Kryesisht kam lëvizur për më shumë para. Por të luaj në vende të ndryshme ishte përvojë e shkëlqyrt dhe do t’i inkurajoja gjithë lojtarët e rinj ta përjetojnë nëse u jepet shansi. Kam punuar me trajnerë të ndryshëm, me ide dhe filozofi të ndryshme”, thekson Zeph Thomas.

Thomas tani kombinon punën e tij me orar të shkurtuar te skuadra Dearne me rolin e tij si trajner kryesor në ekipin U12 të Derby Countyt.

Edhe Pensionohet rekordmeni i Premier Leagues Sport Pensionohet rekordmeni i Premier Leagues

Ai është ende i regjistruar si lojtar, por këto ditë më shumë preferon rolin e trajnerit. Është i vendosur që të bartë përvojën te lojtarët e tij.

“Ndonjëherë ndihem pak hipokrit, sepse dikur ndërroja klubet për para shtesë. Tani u them lojtarëve të mi ‘vazhdoni të bëni atë që bëni sepse paratë do të vijnë një ditë”, thotë futbollisti shtegtar.