Futbollisti me prejardhje shqiptare, Nelson Weiper, ka shënuar gol të premten për Gjermaninë U21.
Gjermania U21 fitoi ndaj Irlandës së Veriut 3:0, në ndeshjen e gjashtë të kualifikimeve për Evropianin e vitit të ardhshëm.
Weiper u inkuadrua në minutën e 85-të dhe shënoi pesë minuta më vonë. Ndërkohë, Brajan Gruda u zëvendësua pas pjesës së parë.
Gjermania U21 i ka 15 pikë në vendin e dytë, tri më pak se Greqia lidere.
Arijon Ibrahimoviqi nuk e fitoi rastin. Ishte në bankën rezervë.