Sulmuesi belg, Malick Fofana, ka shënuar gol në minutën e 91-të për t’ia siguruar një pikë skuadrës së Lyonit.
Lille dhe Lyoni kanë barazuar 1:1 në ndeshjen që ishte e vlefshme për xhiron e dhjetë të Ligue 1.
Vendësit kaluan të parët në epërsi në minutën e 17-të me golin që e realizoi Jonathan David. Ndërsa mysafiret i barazuan shifrat me golin e Fofanas.
Sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, luajti deri në minutën e 81-të për Lillen.
Lille ka 18 pikë dhe renditet në pozitën e tretë. Lyoni ka 15 pikë dhe është dy pozita më poshtë.