Futboll

Fituesi i Kupës së Botës u jep leksione Batatinës, Dallkut, Krasniqit e Lushtakut

Fabio Cannavaro

Fituesi i Kupës së Botës dhe fituesi i “Topit të Artë” në vitin 2006, Fabio Cannavaro të enjten ka dhënë leksione për të gjithë pjesëmarrësit në kursin për trajnerë “UEFA Pro”.

Pjesë e liksionit për kusantët e “UEFA Pro” janë edhe katër trajnerët nga Kosova, Tahir Batatina, Armend Dallku, Ramiz Krasniqi dhe Tahir Lushtaku.

Dy të fundit nuk janë të angazhuar në ndonjë skuadër, ndërsa Batatina është trajner i Llapit, derisa Amend Dallku drejton Dukagjinin e Klinës.

“Trajnerët e rinj duhet të studiojnë sa më shumë sepse futbolli është në evoluim të përditshëm dhe nëse nuk studiojnë mbeten pas dhe është një mëkat”, ka thënë ish-mbrojtësi Fabio Cannavaro, njofton FSHF-ja të enjten. Cannavaro ka pasur karrierë të suksesshme si lojtar, ndërsa si trajner së fundi ka punuar te Benevento. Ka qenë trajner edhe në disa klube tjera.

Ndër to edhe te Al-Nassr, ku paraqitet ylli portugez, Cristiano Ronaldo.