Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Fitorja e Real Madridit “për të gjithë ata që janë kundër racizmit”

real madrid

(BBC) – Fitorja e Real Madridit ndaj Benficas në plejofin e Ligës së Kampionëve ishte “për të gjithë ata që janë kundër racizmit”. Kështu ka thënë mesfushori i madrilenëve, Aurelien Tchouameni pas fitores 2:1 të së mërkurës mbrëma në “Santiago Bernabeu”.

Vinicius Jr tha se u fye në baza racore nga Gianluca Prestianni i Benficas në ndeshjen e parë në Lisbonë, në të cilën braziliani e shënoi golin e vetëm.

Prestianni ka mohuar akuzën, por u pezullua për ndeshjen e dytë në Madrid. Hetime ndaj tij po zhvillohen ende.

Tifozët madrilenë treguan mbështetje për Viniciusin, ndërsa një baner me fjalët “jo racizmit” u shfaq në tribuna para fillimit të ndeshjes.

Viniciusi e shënoi golin e fitores 2:1, ndërsa Madridi përmbysi rezultatin pas epërsisë 1:0 të skuadrës portugeze.

Edhe Benfica suspendon pesë tifozë për incidente raciste Futboll Benfica suspendon pesë tifozë për incidente raciste

“Mendoj se ka gjëra më të rërndësishme se kjo ndeshje, se futbolli”, ka thënë Tchouameni, që shënoi golin e parë për Realin.

“Viniciusi e ruan vetëbesimin dhe vazhdon të përqendrohet në atë që duhet të bëjë. Mendoj se u mor vendimi i duhur për të mos lejuar Prestiannin të luajë në këtë ndeshje. Siç e thashë, ka gjëra më të rëndësishme se futbolli dhe kjo fitore është për të gjithë ne”, ka shtuar Tchouameni.

Mbrojtësi i Real Madridit dhe Anglisë, Trent Alexander-Arnold, ka theksuar se Viniciusi ishte i zakonshmi para ndeshjes, shumë i qetë dhe i relaksuar.

“Ai nuk kishte nevojë të shënonte gol për të dërguar një mesash ose për të treguar mentalitetin e tij. Ai nuk ka nevojë t’i dëshmojë asgjë askujt, sepse ka treguar vazhdimisht se sa i mirë është. Ai shfaqet kur na duhet më së shumti. Ai është i vetëdijshëm për kualitetet dhe çka sjellë për ekipin”.

Vinicius Junior festoi golin në ndeshjen e parë duke vallëzuar afër flamurit të kornerit. Dhe bëri festën e njëjtë edhe të mërkurën mbrëma. Ai ka shkruar në rrjete sociale pas ndeshjes që “vallëzimi vazhdon”.

“Kam reaguar me gëzim për golin e bukur që shënoi dhe për shkak se ishte ai. Ai e ka merituar”, ka thënë trajneri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa.

Portieri i Madridit, Thibaut Courtois ka shtuar se është i lumtur që Vini vallëzon ende, pasi kjo do të thotë se vazhdon të shënojë gola.

Edhe Kualifikohet Real Madridi, Vinicius Junior shënon për tjetër fitore Futboll Kualifikohet Real Madridi, Vinicius Junior shënon për tjetër fitore

Në një natë festive për Real Madridin, ana negative ishte mungesa e Kylian Mbappes për shkak të një lëndimi në gju.

“Kam folur me mjekët, kam folur me të dhe kemi vendosur se gjëja më e mirë është që ai të ndalet, të shërohet 100 për qind dhe të kthehet në top-formë, me besim dhe pa asnjë telashe për atë që po vjen, e që qartë është shumë e rëndësishme”, ka thënë Arbeloa. Ai shpreson që lëndimi të mos jetë serioz dhe që ylli francez të kthehet brenda pak ditësh apo javësh.