Futboll

Fitore e vështirë e Arsenalit ndaj Newcastlet

FC Arsenal

Arsenali me shumë vështirësi ka arritur ta mposht Newcastle Unitedin. 

Ndeshja e zhvilluar të dielën në Singapor ishte miqësore dhe u mbyll me rezultatin 3:2 në favor të Arsenalit.  

Anthony Elanga e kaloi në epërsi Newcastlen në minutën e gjashtë. Mikel Merino i barazoi shifrat në minutën e 33-të. Dy minuta më pas, mbrojtësi Alex Murphy shënoi autogol për epërsinë 2:1 të Arsenalit.  

Newcastle nuk u dorëzua dhe në minutën e 58-të e barazoi rezultatin me golin që e realizoi Jacob Murphy. 

Por goli i shënuar nga Martin Odegaard nga penalltia në minutën e 84-t ia siguroi fitoren “topçinjve”. 

Para fillimit të ndeshjes, Arsenali e prezantoi sulmuesin më të ri, Viktor Gyokeres.

Suedezi Gyokeres të shtunën iu bashkua skuadrës së Mikel Artetas nga Sportingu i Lisbonës për 65 milionë euro.