Atalanta e ka mposhtur Chelsean me shifrat 2:1 në ndeshjen e xhiros së gjashtë të Championsit.
Skuadra londineze kaloi në epërsi 1:0 me golin e shënuar në minutën e 25-të nga Joao Pedro.
Por Atalanta, që ishte vendase, barazoi në minutën e 55-të me golin e Gianluca Scamaccas.
Golin e fitores për skuadrën italiane e realizoi Charles De Ketelaere në minutën e 83-të.
Atalanta me fitore doli në vendin e tretë me 13 pikë. Chelsea është në vendin e 11-të me 10 pikë.
Berat Gjimshiti e udhëhoqi mbrojtjen e Atalantas.