Futboll

FIFA e largon lojtarin nga reklamat për shkak të shenjës në përkrahje të Palestinës

Hussein El Shahat

Futbollisti egjiptian Hussein El Shahat ka mbajtur një hallkë dore në të cilën shkruante “Free Palestine” dhe për këtë arsye është fshirë nga i gjithë materiali promovues për Kupën e Botës për Klube.

Vëmendjen për këtë e ka tërhequr Layla Hamed, gazetarja e mediumit të njohur “The Athletic”, shkruan “index.hr”.

El Shahat është emër i njohur në futbollin e Egjiptit. Është yll i gjigantit Al Ahly, që barazoi me Inter Miamin në hapje të Kupës së Botës për Klube në SHBA.

Me porosinë që e mbante në hallkën e dorës, futbollisti nga Egjipti u ka ofruar përkrahje palestinezëve.