Alban Shillova ishte realizator i golit në fitoren 1:0 të Feronikelit 74 ndaj Prishtinës së Re të shtunën në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.
Me këtë fitore, Feronikeli 74 e siguroi qëndrimin në Superligë edhe për një edicion tjetër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas ndeshjes, faqja e skuadrës nga Drenasi e postoi në Instagram një fotografi emocionuese të sulmuesit shtatlartë, e në të cilën shihen bashkëshortja dhe vajza e tij.
Bashkëshortja e Shillovës u nda nga jeta në fillim të këtij viti, duke e lënë të pikëlluar futbollistin për të cilin pati përkrahje të madhe nga komuniteti sportiv.