Skuadra e madhe nga Stambolli i Turqisë, Fenerbahçe, ka fituar 2:1 të enjten mbrëma në ndeshjen e dytë të fazës së ligës, në Ligën e Evropës.
Fenerbahçe e mposhti skuadrën e Nicet francez, që e pësoi humbjen e dytë në po aq ndeshje të luajtura.
Ekipi i drejtuar nga trajneri italian, Domenico Tedesco, e fitoi ndeshjen me dy golat e pjesës së parë që i shënoi sulmuesi Kerem Akturkoglu. Sulmuesi i krahut realizoi në minutat tre dhe 25.
Sulmuesi Kevin i Nicet realizoi nga penalltia në minutën e 37-të.
Në pjesën e dytë nuk pati më gola.
Fenerbahçe ka tri pikë nga dy ndeshje, pasi pësoi humbje në duelin e parë nga Dinamo e Zagrebit.
Nice u mposht edhe në ndeshjen e parë nga Roma.