Futboll

Evertoni përshëndetet me fitore nga “Goodison Park”

Everton

Pas 133 vjetësh, lojtarët e Evertonit e kanë luajtur ndeshjen e tyre të fundit në “Goodison Park” të dielën.

Lojtarët u përshëndetën me fitore nga stadiumi legjendar. Iliman Ndiaye shënoi dy golat e fundit në “Goodison Park”. Evertoni fitoi 2:0 ndaj Southmpdonit që tashmë ka rënë nga Premier League. Golin e parë Ndiaye e shënoi në minutën e 6-të, kurse të dytin në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë. 

“Është shumë e veçantë. Doja të shënoja ‘hat-trick’. Që nga dita që erdha, ata kanë qenë të shkëlqyer, doja të ndihmoja ekipin të fitonte sot. Atmosfera ishte fantastike. Është një ditë e mrekullueshme. E meritojnë”, ka thënë Ndiaye për “TNT Sport”.

Edhe lojtarët tjerë të Evertonit janë shprehur të emocionuar për paraqitjen e tyre të fundit në “Goodison Park”.

Evertoni zë vendin e 13-të me 45 pikë, kurse Southamptoni ka rënë nga elita e futbollit anglez. Zë vendin e fundit me 12 pikë.

Evertoni e luan në udhëtim ndaj Newcastlet ndeshjen e fundit në Premier League.