Elversbergu vazhdon të jetë befasia më e madhe e sezonit në Bundesligën gjermane.
Pas gjashtë ndeshjeve, ka tri fitore, një barazim e dy humbje dhe me 10 pikë renditet në pjesën e sipërme të tabelës.
Të shtunën në xhiron e gjashtë të Bundesligës, fitoi 4:3 ndaj Augsburgut. Tek Augsburgu për 74 minuta luajti Arijon Ibrahimoviqi.
Vendësit krijuan epërsi të thellë 3:0 brenda afro gjysmë ore lojë.
Lukas Petkov, Lasse Gunther dhe Maximilian Rohr i shënuan golat në pjesën e parë për Elversbergun, kurse Fabian Rieder realizoi nga penalltia për mysafirët për 3:1, në fundin e pjesës së parë.
Nga penalltia për 3:2 realizoi edhe Michael Gregoritsch në minutën e 76-të.
Frederik Schamahl për vendësit dhe Mert Komur për mysafirët i shënuan golat e fundit të ballafaqimit. Noel Futkeu humbi penallti për Elversbergun dhe rezultati nuk ndryshoi më.
Augsburgu mbetet me tetë pikë.