Futboll

Edhe tri përfaqësuese siguruan Botërorin

Botërori 2026

Botërori 2026 në SHBA, Kanada dhe Meksikë për herë të parë do t’i ketë 48 përfaqësuese.

Të enjten kualifikimin në ngjarjen globale e siguruan edhe tri përfaqësuese, Uzbekistani, Jordania dhe Koreja e Jugut.

Pos tri vendeve nikoqire, tashmë janë kualifikuar edhe Japonia, Irani, Zelanda e Re dhe Argjentina.

Uzbekistani dhe Jordania kanë arritur sukses historik – janë kualifikuar për herë të parë.

Uzbekistanit i mjaftoi barazimi pa gola me Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa Jordania fitoi 3:0 ndaj Omanit.

Koreja e Jugut u kualifikua për herë të njëmbëdhjetë rresht në Botëror.