Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Lille barazon me Dortmundin në Gjermani

haraldsom

Skuadra franceze, Lille, mori rezultat pozitiv në ndeshjen e parë të një të tetës së finales në Ligën e Kampionëve.

Të martën mbrëma në Gjermani, Lille luajti 1:1 me Borussia Dortmundin. Skuadra gjermane kishte përkrahje të madhe nga tribunat, por megjithatë u ndal në barazim. Skuadra çerekfinaliste caktohet të mërkurën e ardhshme në Francë.

Karim Adeyem shënoi për epërsinë 1:0 të Dortmundit, finalistit të edicionit të kaluar. Rezultatin në 1:1 e barazoi Hakon Arnar Haraldsson në minutën e 68-të.

Edon Zhegrova i mungon ende Lillet për shkak të lëndimit.

Lille ka befasuar me rezultate të mira këtë edicion në Champions, dhe të martën vazhdoi me këtë.

Edhe Gruda me Leipzigun barazojnë në shtëpi me Dortmundin Futboll 5 muaj më parë Gruda me Leipzigun barazojnë në shtëpi me Dortmundin

Lille e barazon rezultatin

Lille ka barazuar rezultatin në 1:1 në ndeshjen ndaj Dortmundit.

Realizator ishte Hakon Arnar Haraldsson në minutën e 68-të. Skuadra gjermane ishte në epërsi prej minutës së 22-të.

VIDEO:


Dortmundi me epërsi minimale ndaj Lillet

Edhe Barcelona e barazon rezultatin Futboll 5 muaj më parë Barcelona e barazon rezultatin

Borussia Dortmundi e ka mbyllur me epërsi minimale pjesën e parë të ndeshjes së parë kundër Lillet në Ligën e Kampionëve. Golin e vetëm e shënoi Karim Adeyemi në minutën e 22-të.

Kjo ndeshje po luhet në Dortmund dhe i takon një të tetës së finales në Ligën e Kampionëve.


Edhe Dortmundi kalon në epërsi

Karim Adeyemi ka shënuar golin e epërsisë 1:0 për Borussia Dortmundin në ndeshjen kundër Lillet.

Kjo ndeshje po luhet në Dortmund dhe i takon një të tetës së finales në Ligën e Kampionëve.

Edhe Dortmundi ndalet nga Freiburgu Futboll 7 muaj më parë Dortmundi ndalet nga Freiburgu

Adeyemi shënoi në minutën e 22-të.

VIDEO: