Borussia Dortmundi ka realizuar transferimin për të cilin punoi gjatë.
Klubi gjerman ka siguruar shërbimet e talentit Konstantinos Karetsas. Transferimi i tij ka kushtuar 30 milionë euro, ndërsa dy të tjerë do të ndahen në emër të bonueseve.
Karetsas ka firmosur për pesë vjet me Dortmundin.
18-vjeçari është i lindur në Belgjikë, ndërsa luan për Greqinë.
Deri më tani ishte te Genku në Belgjikë. Karetsas luan kryesisht si sulmues krahu.